Donjeta Sadiku drejt Parisit për normën olimpike - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

01/06/2021 16:43

Donjeta Sadiku drejt Parisit për normën olimpike

Sport

Gazeta Express

01/06/2021 16:43

Boksieria kosovare Donjeta Sadiku pas përgatitjeve në Sofje të Bullgarisë, sonte udhëton drejt Parisit të Francës, ku do të marrë pjesë në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që mbahen prej 4 – 8 qershor.

Donjeta me 4 qershor ndeshet me boksieren nga Suedia Agnesa Lexiussion. Selektori Besim Brahimi beson dhe shpreson se boksieria më e mirë kosovare është në forme të mire dhe se pa problem do ta kalojë pengesën e parë kundër boksieres suedeze. Boksieria Sadiku do t’i ketë dy meçe dhe i nevojiten dy fitore për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike të kësaj vere.

Momentalisht, Kosova e ka të sigurt pjesëmarrjen me së paku 10 garues në “Tokyo 2020”, përfshirë këtu garues që kanë fituar norma olimpike, që janë gjashtë aktualisht, dhe ata që kanë marrë ftesë për pjesëmarrje në garën më të madhe të sportit në botë. /Gazeta Express/