Don Xhoni bashkon forcat me Ramiz Lladrovcin - Gazeta Express
string(43) "don-xhon-bashkon-forcat-me-ramiz-lladrovcin"

Rozë

Gazeta Express

20/05/2021 12:39

Don Xhoni bashkon forcat me Ramiz Lladrovcin

Rozë

Gazeta Express

20/05/2021 12:39

Don Xhon nuk ka të ndalur me projektet e reja e befasitë për fansat e tij.

Reperi i ri që për një kohë rekord arriti një pëlqyeshmëri të madhe të publikut ka paralajmëruar një projekt që askush se priste.

Xhonatani, i cili vjen nga rajoni i Drenicës, qyteti i Drenasit, ka publikuar një fotografi me kryetarin e këtij qyteti, Ramiz Lladrovcin.

Por, befasia qëndron në atë se reperi paralajmëroj një projekt duke e zbuluar titullin e këngës “n’Drenicë”, në fotografi me politikanin e njohur.

“1 super surprizë, n’Drenicë, cooming soon me kryetarin dhe mikun tim Ramiz Lladrovci”, ka shkruar artisti duke mos dhënë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Don Xhon sapo ka publikuar një freestyle të ri me titullin “Unë foli i fundit”, me të cilin zgjoi pluhur pasi ishte diss për reperët e vjetër.

Advertisement
Advertisement
Advertisement