Reperi Don Phenom është burgosur të premten e javës së kaluar në Zvicër
Reperi shqiptar kishte shkuar për të kënduar në njërin prej klubeve atje, por pa pritur është ndalur nga Policia e Zvicrës.
Sipas një burimi të Gazetës Express, Don Phenom është mbajtur në mbajtje për 48 orë dhe është liruar sot pas një intervenimi të Ambasadës Shqiptare në Zvicër.
“Lirimi është me kusht dhe sipas asaj që merret vesh, Don Phenom nuk do të këndojë për dy vite në Zvicër, e ku nuk do të mundet as të këndojë. Arsyeja e ndalimit për të kënduar atje ka qenë se ai nuk ka pasur leje pune për të kënduar”, ka thënë ky burim për Gazetën Express.
Kujtojmë se Zvicra ka shtrënguar masat dhe klubet e natës atje, sidomos shqiptare, duhet t’i pajisin me leje për të kënduar të gjithë reperët atje.
Don Phenom duket se e ka konfirmuar edhe vetë arrestimin e tij, ku në story ka thënë me zë “I’m outside man” që do të thotë “jam jashtë tani”.
Besohet se të premten nuk është arrestuar vetëm Don Phenom, por ka pasur edhe këngëtarë të tjerë që janë arrestuar e që Gazeta Express pritet që t’i konfirmojë në ditët në vazhdim. /GazetaExpress/
Në Bau Market, përfitoni zbritje të jashtëzakonshme për pajisjet efiçiente dhe subvencione nga Qeveria e Kosovës! – Kondicionerë: Subvencion...