Djokovic bën homazhe dhe i kujton terroristët serbë që u vranë në Kosovë
Sporte tjera
Gazeta Express
28/09/2023 12:55
Novak Djokovic ka bërë homazhe për terroristët serbë të vrarë ditë më parë
në Kosovë pas sulmit terrorist që ndërmorën ndaj Policisë së Kosovës.
Tenisti serb e ka bërë një postim në Instastory, duke e vendosur fotografinë e qirinjve të përkujtimit të terroristëve të vrarë, ndërsa janë vendosur edhe fotografitë e tyre, shkruan “Gazeta Express”.
Figura të ndryshme publike nga Serbia i mbështetën ose iu bënë homazhe këtyre të vrarëve, e në mesin e tyre edhe Djokovic, i cili në këtë rast po e përkrah terrorizmin. /Gazeta Express/