Djokovic apo Kyrgios, sot finalja e madhe e Wimbledonit - Gazeta Express
string(54) "djokovic-apo-kyrgios-sot-finalja-e-madhe-e-wimbledonit"

Sporte tjera

Gazeta Express

10/07/2022 11:10

Djokovic apo Kyrgios, sot finalja e madhe e Wimbledonit

Sporte tjera

Gazeta Express

10/07/2022 11:10

Sot do të zhvillohet finalja e madhe e Wimbledonit. Dy tenistët, Novak Djokovic dhe Nick Kyrgios do të garojnë për ta fituar këtë Grand Slam prestigjioz.

Tenisti serb arriti në finale me mjaft peripeci, duke fituar fillimisht në çerekfinale me rikthim 3:2, kurse në gjysmëfinale po ashtu me rikthim 3:1 ndaj Cameron Norrie.

Lexo Edhe:

Në anën tjetër, Nick Kyrgios pati fat, pasi në gjysmëfinale, Nadal u tërhoq për shkak të një lëndimi dhe tenisti australian kaloi direkt në finale.

Momentalisht, Djokovic renditet si i treti më i miri në botë, kurse Kyrgios zë pozitën e 40-të.

Në dy përballjet direkte, fitues ishte Nick Kyrgios. Dueli mes tyre nis sot nga ora 15:00. /Gazeta Express/