Djegia e autobusit në Fushë Kosovë, flasin për Express nga kompania "Arditi" - Gazeta Express
string(73) "djegia-e-autobusit-ne-fushe-kosove-flasin-per-express-nga-kompania-arditi"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2021 18:08

Djegia e autobusit në Fushë Kosovë, flasin për Express nga kompania “Arditi”

Lajme

Gazeta Express

03/12/2021 18:08

Sot në një parking në Fushë Kosovë është djegur një autobus i kompanisë “Arditi Tours”, shkruan Gazeta Express.

Një nga përfaqësuesit e kompanisë ka konfirmuar për Express, se autobusi i djegur i përket kësaj kompanie.

Lexo Edhe:

Ai tha se nuk ka të lënduar nga ky incident dhe se brenda autobusit nuk ka qenë askush.

Sipas tij, shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

“Po është i kompanisë. Nuk e dimë njëherë shkaktarin se pse ka ndodhur. Brenda nuk ka qenë askush dhe nuk ka të lënduar”, ka thënë një nga përfaqësuesit e kësaj kompanie.

Express ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarë për informim në Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje. /Express/