Dy të mitura raportohen të zhdukura në Gjilan dhe Malishevë - Gazeta Express
string(59) "dy-te-mitura-raportohen-te-zhdukura-ne-gjilan-dhe-malisheve"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2026 10:30

Dy të mitura raportohen të zhdukura në Gjilan dhe Malishevë

Lajme

Gazeta Express

07/08/2026 10:30

Dy raste të ndara të zhdukjes së vajzave të mitura janë raportuar ditët e fundit në Kosovë.

Policia ka njoftuar se rasti i parë është raportuar më 2 gusht në Gjilan, kur një qytetar ka njoftuar se vajza e tij e mitur ishte larguar nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk dihej vendndodhja e saj. 

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në Malishevë, ku më 6 gusht rreth orës 22:00, një qytetar ka lajmëruar Policinë se vajza e tij e mitur kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për fatin apo vendndodhjen e saj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të dyja rastet janë duke u hetuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement