Djali i trajnerit të Barcelonës: Ju lutem transferojeni Neymarin, ai është më i miri në botë - Gazeta Express
string(90) "djali-i-trajnerit-te-barcelones-ju-lutem-transferojeni-neymarin-ai-eshte-me-i-miri-ne-bote"

Djali i trajnerit të Barcelonës: Ju lutem transferojeni Neymarin, ai është më i miri në botë

Gazeta Express

01/04/2020 22:53

Laro Setien, djali i trajnerit të Barcelonës Quique Setien, i ka kërkuar publikisht gjigantit katalonas të ribashkohet me sulmuesin brazilian Neymar, për të cilin thotë se është lojtari më i mirë në botë.

Neymar u largua nga Camp Nou në verën e vitit 2017, duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit për një shumë rekorde botërore, 222 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Barça u mundua ta kthejë atë në klubin verën e kaluar, por dështoi. Megjithatë, kjo nuk e ka zmbrapsur gjigantin katalonas për të tentuar përsëri këtë verë.

Kthimi i Neymarit në Braçë është dëshirë e shumë persona dhe tifozëve të klubit, përfshirë edhe e djalit të njeriut që e drejton skuadrën katalonase momentalisht,

“Mendoj se Neymari është më i mirë, prandaj, po, ju lutem transferojeni Neymarin në Barcelonë”, ka thënë Laro, i cili luan për Sant Andreu, në rrjetet sociale. /Gazeta Express.