Djali i Nenad Rashiqit rrihet me çekiç nga 30 persona - Gazeta Express
string(51) "djali-i-nenad-rashiq-rrihet-me-cekic-nga-30-persona"

Djali i Nenad Rashiqit rrihet me çekiç nga 30 persona

Lajme

Gazeta Express

22/02/2021 18:09

Djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, raportohet se është rrahur teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës.

Sipas informacioneve të para ai është sulmuar nga një grup personash, të cilët thuhet se kanë pasur me vete edhe mjete të forta.

Lexo Edhe:

Gazeta Express ka kontaktuar me Nenad Rashiq, por i njëjti tha se nuk mund të flasë pasi është “duke u marrë me rastin e djalit”.

Sipas raportimit të Kallxo, djali i Rashiqit është rrahur nga rreth 30 persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla. Rashiq ka thënë se djali i tij është sulmuar me boksa të hekurt e çekiç.

Rashiq sulmin ndaj djalit e ka lidhur me aktivitetin e tij politik.

Lidhur me rastin nuk është deklaruar akoma Policia e Kosovës.

Express është në pritje të një deklarate nga Policia Rajonale e Prishtinës.