Dita e sotme përplot basketboll, luhen tri ndeshje - Gazeta Express
string(49) "dita-e-sotme-perplot-basketboll-luhen-tri-ndeshje"

Sport

Gazeta Express

01/12/2024 8:52

Dita e sotme përplot basketboll, luhen tri ndeshje

Sport

Gazeta Express

01/12/2024 8:52

Pas pushimit, elita e basketbollit kosovar është rikthyer këtë javë me xhiron e dhjetë.

Pas derbit të qytetit mbrëmë, mes Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit, që e fitoi ky i pari, sot luhen edhe tri ndeshjet përmbyllëse.

Fillimisht, nga ora 17:00, Trepça i bën konak Vëllaznimit në “Minatori”.

Derisa, nga ora 19:00, luhen dy ndeshjet e radhës.

Peja në “Karagaçi” e mirëpret Borën, derisa Prishtina sfidohet nga Ylli.

Tabelës i prin Bashkimi me tetë fitore dhe dy humbje, por me një ndeshje më shumë se Trepça që ka 7 fitoren e dy humbje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement