Sigal Prishtina është në kërkim të trofeut të tretë të Ligës Ballkanike.
Bardhekaltrit kanë triumfuar më 2015 dhe 2016, derisa sonte nga ora 19:30 përballen me skuadrën qipriote, PAYBL AEL Limassol, që është organizatore e Final 4, dhe do të kenë përkrahjen e tifozëve.
Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 19:30, kurse për vendin e tretë do të luajë Peja, që ndeshet me Lovcenin e Malit të Zi (ora 17:00).
Në gjysmëfinale, bardhekaltrit fituan ndaj Lovcen, kurse Peja është mundur nga PAYBL AEL Limassol.
Nëse bardhekaltrit fitojnë atëherë do të barazojnë Levski Sofjën ka po ashtu ka tre trofe.
Në finale të kësaj gare nga Kosova kanë qenë, Peja edicionin e kaluar dhe Bashkimi më 2018.