Distria Krasniqi mposhtet në gjysmëfinale të Botërorit, mbetet në garë për të bronztën - Gazeta Express
string(85) "distria-krasniqi-mposhtet-ne-gjysmefinale-te-boterorit-mbetet-ne-gare-per-te-bronzten"

Distria Krasniqi mposhtet në gjysmëfinale të Botërorit, mbetet në garë për të bronztën

Sporte tjera

Gazeta Express

06/06/2021 14:08

Distria Krasniqi është eliminuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Krasniqi në gjysmëfinale pati punë me xhudisten spanjolle, Natsumi Tsunoda, duke u mposhtur me IPPON.

Lexo Edhe:

Tsunoda e dominoi meçin duke u treguar më e mirë se xhudistja kosovare, shkruan Gazeta Express.

Kështu, Distria Krasniqi mbetet në garë për medaljen e bronztë ku do të ndeshet me xhudisten nga Mongolia, Urantsetseg Munkhbat.

Në dy raundet e para, Distria Krasniqi kaloi pa duel, ndërsa në të tretin mposhti xhudisten Sabina Giliazovan.

Në çerekfinale, Krasniqi triumfoi ndaj xhudistes spanjolle Laura Martinez Abelenda. /Gazeta Express/