Diskursi i Albulena Haxhiut ndaj "opozitës": Nëse ia keni inati Albin Kurtit... - Gazeta Express
string(74) "diskursi-i-albulena-haxhiut-ndaj-opozites-nese-ia-keni-inatin-albin-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 12:16

Diskursi i Albulena Haxhiut ndaj “opozitës”: Nëse ia keni inati Albin Kurtit…

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 12:16

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancë i ka reaguar “opozitës” duke thënë se janë bërë bashkë për të bojkotuar vendime të rëndësishme për qytetarët.

“Jeni bërë bashkë gjatë gjithë kësaj kohe dhe jeni bashkë edhe sot për të bojkotuar vendimet tepër të rëndësishme për qytetarët. Buxheti s’është i Albin Kurtit, nëse keni inati me kryeministrin Kurti, po ua bëj të qartë që buxheti është i shtetit dhe qytetarëve.”

“Me pasë prokurori të përgjegjshme e profesionale, të gjithë ata që tentojnë ta fusin vendin në krizë sociale është dashur të përgjigjen penalisht. Ne po, kemi mundur ta bëjmë qeverinë, por ne nuk bëjmë pazare siç keni bërë ju, me tendera, me ambasada, me Listën Serbe”.