Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka mbërritur në zyrat e organizatës së veteranëve të OVL UÇK.
Ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, u prit nga kryetari i organizatës, Hysni Gucati, Gazmend Syla e Fatmir Sopi, transmeton Klankosova.
Në protestën e zhvilluar në Tiranë më 18 tetor në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, Ahmeti pati deklaruar për Klan Kosova se do të shqyrtohet mundësia e organizimit të një proteste të ngjashme edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...