Dinozaurët mund të kenë mbartur gurë deri në 1600 kilometra – në stomakun e tyre - Gazeta Express
string(78) "dinozauret-mund-te-kene-mbartur-gure-deri-ne-1600-kilometra-ne-stomakun-e-tyre"

Mistere

Gazeta Express

13/04/2021 1:27

Dinozaurët mund të kenë mbartur gurë deri në 1600 kilometra – në stomakun e tyre

Mistere

Gazeta Express

13/04/2021 1:27

Një tufë gurësh parahistorik janë zbuluar në Wyoming e që besohet se janë sjell aty nga dinozaurët nga Wisconsin – brenda stomakut të tyre

Gurët që s’janë të mëdhenj sa një grusht dore janë zbuluar në verën e vitit 2017 nga Joshua Malone.

Lexo Edhe:

Ata definitvisht janë sjellë nga një zonë tjetër pasi që në këtë zonë nuk ka gurë të tillë. Joshua kishte treguar se këta gurë janë të babait të tij, David Malone, një gjeolog nga Universitetit shtetërorë i Illinois dhe pothuajse katër vite më vonë, ata besojnë që e kanë gjetur përgjigjen se si kanë arritur aty.

Malones dhe kolegët e tyre thonë se  gurët janë zbuluar se i takojnë kohës së dinozaurëve dhe janë të formacionit Morrison e që kanë ardhur aty duke u bartur me mijëra kilometra  nga pjesa jugore e Wisconsinit.

Por, si përfunduan ata në Wyoming, studiuesit thonë se ata janë transportuar brenda stomakut të dinozaurëve Sauropod.

Interesante, shumica e fosileve të dinozaurëve, ku futet edhe lloji i Sauropodëve, janë zbuluar në formacionin e Morrisonit.  Këta gurë janë të njohur si gastrolite të cilët janë gurë të vegjël që dinozaurët i kanë gëlltitur qëllimisht që t’i ndihmonin në tretjen e ushqimit të tyre.

Studiuesit hapën gurët për të analizuar kristalet e zirkonit brenda tyre. Joshua ka shpjeguar detaje të kësaj. “Kur ne i zbuluam, ishte koha e zirkonit i cili gjendej brenda këtyre gastroliteve e që kanë spektër të ndryshme të moshës që përputhen me gurë të Wisconsinit jugorë”.

“Ne i përdorëm këtë hipotezë që këta gurë ishin gëlltitur për qëllime tretje diku në Wisconsin dhe pastaj ishin transportuar në Wyoming në barkun e dinozaurit”, tha Joshua, transmeton GazetaExpress.

Fakti që Sauropods kanë udhëtuar një rrugë kaq të gjatë nga Wisconsin në Wyoming bie ndesh me teoritë e mëparshme për mënyrën se si ata kanë migruar. Një arsye për migrimin e tyre mund të këtë qenë ndryshimi i stinëve kështu që ata kanë pasur nevojë që të udhëtojnë për të gjetur më shumë ushqim dhe ujë. Kjo ka kuptim, pasi që Saurapodët mund të rriteshin deri në 30 metra gjatësi dhe peshonin 80 tonë metrik kështu që sigurisht ata kishin nevojë për më shumë ushqim dhe ujë.

Çuditërisht, nuk kishte asnjë mbetje të gastrolitëve afër mbetjeve të dinozaurëve kështu që mund të supozojmë se ata, ato i kanë mbartur me stomakun e tyre. Kjo ka bërë që disa shkencëtarë të dyshojnë që gurët ishin gastrolite.

“Për fat te keq, ne nuk kemi asnjë provë të vërtetë se këta gurë janë ish gastrolitë”, tha Oliver Wings, i cili është gjeolog dhe paleontolog i vertebroreve pranë Universitetit Martin Luther në Halle të Wittenbergut në Gjermani.

“Por, ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë që ata kanë transportuar gurë në barkun e tyre, por kjo është një mundësi nga shumë të tilla të mundshme”.

Megjithatë, ai thotë se teknika e re që kanë përdorur studiuesit për të analizuar gastrolitet e dyshuara mund të ndihmojë ekspertët për të studiuar “gurët e tjerë në stomak” të cilët janë zbuluar në fosile të dinozaurëve.

“Do të ishte e mahnitshme nëse ata do ta përdorin këtë metodë për të zbuluar gastrolitët”.

Ky studim është botuar në revistën Terra Nova dhe këtu mund ta lexoni në tërësi. /GazetaExpress/