Dikur fenomen sot në 'mëshirë të fatit', restorantet e kuzhinierit Nusret janë bosh! - Gazeta Express
string(80) "dikur-fenomen-sot-ne-meshire-te-fatit-restorantet-e-kuzhinierit-nusret-jane-bosh"

Yjet

Gazeta Express

05/08/2025 20:02

Dikur fenomen sot në ‘mëshirë të fatit’, restorantet e kuzhinierit Nusret janë bosh!

Yjet

Gazeta Express

05/08/2025 20:02

Një biftek kushtonte deri në 2,000 dollarë…

Shefi i famshëm dhe influencuesi ekscentrik turk, Nusret Gökçe, i njohur gjerësisht si Salt Bae, ka ndërtuar një reputacion të madh falë postimeve të tij provokuese në rrjetet sociale, ku ai shpërfaq aftësitë dhe pasurinë e tij në botën e kulinarisë.

Në vitin 2017, ai mori vëmendjen e gjithë botës, pas disa lëvizjeve teatrale që bënte me kripën. Videoja e tij u bë virale dhe brenda pak muajsh, ai ishte kthyer në një fenomen global. Hapi restorante luksoze në qytetet më të mëdha.

Një biftek kushtonte deri në 2,000 dollarë. Të famshëm, sportistë, madje edhe politikanë, donin vetëm një foto me të. Por stafi e akuzoi për abuzime dhe për mbajtjen e bakshisheve. Në vend që të reagonte me transparencë, ai i pushoi të gjithë, në heshtje. Imazhi nisi të zbehej.

Në vitin 2022, pas finales së Kupës së Botës, ai doli në fushë dhe ndërpreu festën e lojtarëve duke ndërhyrë në momentin e tyre. Madje edhe Messi mbeti i habitur. Publiku e quajti të papërmbajtur.

Pak më vonë, atij nuk u lejua të hynte në një festë pas finales së Champions League. Ai nuk kishte ftesë dhe siguria e përzuri. Sot, restorantet që dikur ishin të tejmbushura, mezi mbushin disa tavolina.