Dikur fajësonte kundërshtarët, tash FFK vetëtrazohet në prag të ndeshjeve të Kosovës - Gazeta Express
string(83) "dikur-fajesonte-kundershtaret-tash-ffk-vetetrazohet-ne-prag-te-ndeshjeve-te-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

01/03/2021 12:51

Dikur fajësonte kundërshtarët, tash FFK vetëtrazohet në prag të ndeshjeve të Kosovës

Futboll

Gazeta Express

01/03/2021 12:51

Kur opozita e sulmonte kryesinë e FFK-së, ku kërkonin edhe zgjedhje të reja, nga shtëpia e futbollit dilnin reagime se sulmet e kundërshtarëve e dëmtojnë imazhin e FFK-së, kampionatin dhe e rrezikojnë ecurinë e Kombëtares së Kosovës. Madje, kishte rast kur edhe futbollistët e Kombëtares përmes një letre publike kërkonin qetësi dhe mobilizim pasi ishin në një fazë delikate garuese. Ata i kishin dal në mbrojtje të udhëheqësve të FFK-së, të cilët tani janë përplas e janë çarë në mes veti kur Kombëtarja e Kosovës është në prag të dy ndeshjeve të para të kampanjës kualifikuese për Botëror që i zhvillon ndaj Suedisë e Spanjës.

Muaji mars – në të cilin Kombëtarja e Kosovës do ta nis kampanjën kualifikuese për Botërorin 2022 me dy ndeshje ndaj Suedisë më 28 mars dhe Spanjës më 31 mars – e ka gjetur Federatën e Futbollit të Kosovës në një pozitë tepër të vështirë. Situata brenda institucionit dhe rreth tij tashmë është trazuar sërish, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E kësaj here situata ka eskaluar pa u përfshirë fare kundërshtarët e kahershëm të kryesisë aktuale të FFK-së. Por gjithçka ka ndodhur brenda për brenda FFK-së. Në ambientet e këtij instucioni.

U raportuar për një çarje në mes dy prijësve kryesorë të FFK-së, presidentit Agim Ademi dhe sekretarit gjeneral, Eroll Salihu. Në media pati raportime edhe për përleshje fizike në mes tyre, ndërsa, FFK-ja, pas një vonese të madhe, e lëshoi një deklaratë të përbashkët të Ademit dhe Salihut, të cilët mohuan përleshjen fizike, por konfirmuan mospajtimet dhe debatet e shpeshta të tyre me tone të larta. Por asnjëri e as tjetri nuk kanë dhënë shpjegime më të detajuara.

Opinioni në Kosovë ka mbetur i shokuar me ndodhitë e fundit brenda shtëpisë së futbollit, të cilat ngjajnë në një kohë kur nevojitet stabiliteti dhe mobilizimi pasi krejt kjo ndodh në një muaj kur Kombëtarja e Kosovës është në prag të fillimit të një kampanje kualifikuese për Botëror me dy ndeshjet që do t’i zhvillojë ndaj Suedisë e Spanjës.

Gazeta Expresss shkruan se situatat e tilla të trazuara janë të rrezikshme dhe mund të ndikojnë edhe ecurinë e Kombëtares. Vlen të përmenden rastet e kaluara, kur FFK-ja “lëkundej” nga sulmet e opozitës dhe kundërshtarëve që e kërkonin largimin e Ademit dhe të bashkëpunëtorëve të tij.

Atëherë, FFK ankohej se sulmet e kundërshtarëve nga opozita e dëmtojnë imazhin e FFK-së në botë dhe mund ta dëmtojnë ecurinë e Kombëtares së garat evropiane. Po ashtu, vet kapiteni Samir Ujkani, në emër të Kombëtares, kishte lëshuar letër publike duke kërkuar qetësi që i duhej Kombëtares.

“Të shqetësuar nga lajmet që kemi lexuar sot në media, jemi të detyruar të reagojmë ndaj një situate për të cilën jemi habitur që ndodh tani, pikërisht në kohën kur kemi nevojë për stabilitet dhe mbështetjen e të gjithëve…. Si futbollistë, ne jemi në krah të pjesës institucionale të Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhej në letrën që Ujkani e kishte lëshuar në emër të skuadrës kombëtare.

Ndërsa, tani kur opozita dhe kundërshtarët e kryesisë së FFK-së nuk janë përfshirë fare, çarja ndodh nga vet prijësit e FFK-së në prag të ndeshjeve tepër të rëndësishme të Kombëtares dhe në një kohë kur kampionati i Kosovës ka hyrë në një fazë delikate kampionale.

Eksperti Ismet Munishi, ka thënë se FFK-ja duhet të reflektojë. Sepse ajo din të tjerët t’i qortojë.

“E dimë që gjithçka nuk shkëlqen në FFK, nuk është krejt ‘ari’ aty, por duhet të reflektojnë”, tregoi ai. Ata duhet të reflektojnë sepse neve dinë të na qortojnë”, deklaroi Ismet Munishi në Atv.

Edhe analistë të tjerë janë shpreh të habitur me ngjarjet e fundit brenda FFK-së derisa kanë kujtuar se aty nuk është gjithçka në rregull prej kohësh.

Derisa FFK vazhdimisht, qe më shumë se dy vjet, përballet me situata të tilla të krijuara prej jashtë saj apo edhe për brenda, Kombëtarja më 28 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta pres Suedinë, kurse më 31 mars udhëton në Spanjë, në fillim të kualifkimeve për Kupën e Botës 2022. /GazetaExpress/