Gazeta britanike majtiste “The Guardian” ka goditur pjesëmarrësit e Bordit të Paqes, në një shkrim të titulluar “Autoritarë, tiranë dhe diktatorë: kush ishte në Bordin e Paqes të Trump?”
Gazeta ua ka bërë nga një profil secilit pjesëmarrës duke mos i kursyer as Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani e as Kryeministrin Edi Rama.
Po ashtu s’janë kursyer as Kosova e Shqipëria, të cilat janë përshkruar si shtete pjesërisht të lira (sipas Freedom House), e vende ku ka korrupsion.
Profili i Osmanit në The Guardian
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani
Rezultati i Indeksit të Lirisë në Botë: (60/100) ‘Pjesërisht e Lirë’
Presidentja Vjosa Osmani është e vetmja grua që ishte anëtare themeluese e Bordit të Paqes të Trump.
Freedom House thotë se vendi i vogël me 1.5 milion banorë në Evropën Juglindore është pjesërisht i lirë, duke mbajtur ato që i quajti “zgjedhje të besueshme dhe relativisht të administruara mirë”. “Shumë institucione publike janë të dëmtuara nga korrupsioni i rrënjosur, megjithëse ka shenja se një brez i ri politikanësh po lëviz për t’u përballur me praktikat korruptive përmes reformave gjyqësore dhe administrative”, shton raporti.
Profili i Ramës në The Guardian
Kryeministri shqiptar Edi Rama
Rezultati i Indeksit të Lirisë në Botë: (68/100) ‘Pjesërisht e Lirë
Shqipëria, e cila drejtohet nga artisti dhe politikani socialist Edi Rama, ishte një anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Rama tha këtë javë se nuk do të bëhej anëtare e përhershme, gjë që vjen me një çmim prej 1 miliard dollarësh.
Vendi evropian konsiderohet “pjesërisht i lirë” nga Freedom House, e cila thotë se Shqipëria ka një rekord zgjedhjesh konkurruese. “Korrupsioni dhe ryshfeti mbeten probleme të mëdha, megjithëse qeveria po punon për të adresuar korrupsionin në gjyqësor.”