Edhe pse këtë verë nuk është parë në të njëjtin intensitet koncertesh si vitet e kaluara, këngëtarja e dashur për publikun, Dhurata Dora, ka vendosur të ndajë disa dromca nga jeta e saj verore me ndjekësit në Instagram.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, artistja shihet e relaksuar dhe e buzëqeshur, duke treguar se edhe pse më pak e pranishme në skenat bregdetare, vera e saj ka qenë e mbushur me aktivitete dhe energji pozitive.
“Pak nga vera”, ka shkruar ajo poshtë postimeve, duke i lënë ndjekësit të kuptojnë se këto ditë i ka kaluar duke kombinuar pushimin me punën kreative.
Nga ana profesionale, Dhurata ka pasur një verë të suksesshme me dy projekte muzikore që kanë arritur miliona klikime.
Kënga e saj solo, “Vonë”, ka kaluar mbi 14 milionë shikime në YouTube, duke u bërë një nga hitet më të dëgjuara të stinës.
Ndërkohë, bashkëpunimi i saj ndërkombëtar me këngëtaren latine Any Gonzalez në këngën “Qaje” ka arritur mbi 9.1 milionë klikime, duke dëshmuar edhe një herë se Dhurata mbetet një emër i suksesshëm edhe përtej tregut shqiptar.
Artistja kosovare, e njohur për stilin e saj unik dhe për projektet që shpejt kthehen në hite, po shijon një periudhë ku fokusi është më shumë në krijimtarinë muzikore dhe jetën personale.
Edhe pse këtë vit nuk ka qenë shumë aktive me koncerte nëpër qytetet bregdetare, siç ndodhte më parë, duket se Dhurata po zgjedh të ndajë energjinë e saj në mënyra më të qetë, duke përgatitur terrenin për projekte të reja që fansat i presin me padurim. /GazetaExpress/