Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. V., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një punonjësi policie.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së një kontrolli rutinë në automjetin që 35-vjeçari drejtonte. Gjatë verifikimit, ai ka goditur efektivin e policisë, duke penguar veprimet zyrtare të këtij të fundit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.