Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy shtetas për pengmarrjen e vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë.
Bëhet me dije se një nga personat e shpallur në kërkim është shtetasi Agron Bejdolli, i cili kishte një lidhje të ngushtë me Aleksander Lahos alias Pëllumb Muharremit i njohur si Rrumi.
Agron Bejdolli njihet si miku i ngushtë i Rrumit i cili ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoja, në 1 nëntor të 2019-s ku ju bë atentat, ku humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku.
Indrit Beqiraj ka qenë duke udhëtuar me motor me vëllanë e tij Gentian Beqiraj kur një automjet i ka goditur nga pas.
4 persona kanë dalë nga automjeti, dhe pas konfrontimit fizik, njërin prej vëllezërve, Indritin e kanë futur me forcë në makinë. Pasi e kanë mbajtur për rreth 2 orë më pas e lanë të lirë dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.
Indrit Beqiraj dhe i vëllai nuk kanë dhënë asnjë shpjegim në polici, edhe pse dyshohet se mes dy vëllezërve dhe Bejdollit të ketë patur konflikte të mëparshme.
/Gazeta Express