Pengmarrja në autostradën Tiranë-Durrës, pistë hetimi edhe shitja e armëve - Gazeta Express
string(73) "pengmarrja-ne-autostraden-tirane-durres-piste-hetimi-edhe-shitja-e-armeve"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 15:26

Pengmarrja në autostradën Tiranë-Durrës, pistë hetimi edhe shitja e armëve

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 15:26

Krahas prishjes së pazareve të drogës edhe shitja e armëve është një tjetër pistë hetimi për pengmarrjen e 31-vjeçarit Indrit Beqiraj të dielën pasdite në autostradën Tiranë-Durrës.

Pengmarrja u kosiderua e ngjashme me një skenar filmash. Indrit Beqiraj ka qenë duke udhëtuar me motor me vëllanë e tij Gentian Beqiraj kur një automjet i ka goditur nga pas.

Lexo Edhe:

4 persona kanë dalë nga automjeti, dhe pas konfrontimit fizik, njërin prej vëllezërve, Indritin e kanë futur me forcë në makinë. Pasi e kanë mbajtur për rreth 500 metra më pas e lanë të lirë dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.

Vetë 2 vëllezërit e kanë paraqitur në polici si një ngjarje momentale rrëmbimin. Megjithatë policia thotë se ata kanë të kaluar kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës: Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, shtetasit G. B. dhe I. B. (vëllezër), duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin I. B., të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, në bazë të kallëzimit të shtetasit I. B., është regjistruar procedimi penal dhe po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera.

/Gazeta Express