Dhuna ska të ndalur në basketbollin kosovar: Ndeshja e Kupës ndërpritet për shkak të tifozëve - Gazeta Express
string(92) "dhuna-ska-te-ndalur-ne-basketbollin-kosovar-ndeshja-e-kupes-nderpritet-per-shkak-te-tifozeve"

Sport

Gazeta Express

22/01/2026 20:49

Dhuna ska të ndalur në basketbollin kosovar: Ndeshja e Kupës ndërpritet për shkak të tifozëve

Sport

Gazeta Express

22/01/2026 20:49

Në 46 sekondat e fundit të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës mes KB Pejës dhe KB Bashkimit, takimi u ndërpre papritur për shkak të sjelljes së pakontrolluar të tifozëve vendas.

Tifozët pejan, të pakënaqur me rezultatin, filluan të hedhin sende në fushë dhe tentuan të sulmonin basketbollistët e skuadrës së tyre, duke krijuar kaos në stadium, shkruan Gazeta Express.

Në momentin e ndërprerjes, rezultati ishte 70-72 në favor të Bashkimit, i cili me këtë fitore siguron kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Autoritetet e sportit po vlerësojnë tani masat disiplinore ndaj Pejës dhe tifozëve të saj. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement