Policia e Kosovës ka publikuar një video se si janë kapur dhjetëra shoferë duke shkelur rregullat e trafikut duke drejtuar veturën e tyre apo tejkaluar në shiritin emergjent.
Për këtë shkelje Policia njofton se janë duke u gjobitur shoferët me 300 euro, një vit ndalesë dhe tre pikë negative.

“Policia e Kosovës vazhdon të gjobisë shoferët që bëjnë shkelje të rregullave të trafikut rrugor, respektivisht atyre që lëvizin apo tejkalojnë në shirin emergjent”, njofton Policia e Kosovës.