Një atentat ka ndodhur sot, 11 nëntor, pranë Rinasit, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën Gilmando Dani, ndërsa është plagosur Muçi Shaljani, i cili dyshohet të jetë punonjës i Autoritetit të Mbikëqyrjes së Pasurive (AMP).
Sipas raportimeve, autori i dyshuar ka dalë nga makina dhe ka qëlluar drejt automjetit ku ndodheshin viktima. Grupi hetimor dyshon se shënjestër ka qenë Gilmando Dani, ndërsa i plagosuri nuk ka precedent penal.Në vendin e ngjarjes, pranë Spitalit të Traumës, janë të pranishëm familjarë të të plagosurit, por jo të viktimës. Policia po fokusohet në hetimin e atentatit dhe pritet të pyeten edhe familjarët e Gilmando Danit
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...