Detajet e vogla do ta vendosin ndeshjen Manchester City – Real Madrid, thotë Varane - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

03/08/2020 12:39

Detajet e vogla do ta vendosin ndeshjen Manchester City – Real Madrid, thotë Varane

Futboll

Gazeta Express

03/08/2020 12:39

Detajet e vogla do ta vendosin ndeshjen mes Manchester City dhe Real Madrid, sipas Raphael Varane, i cili beson se ekipi më i mirë natën e së premtes do të fitojë.

Madridi do të udhëtojë drejt Mançesterit të premten për ndeshjen e dytë mes tyre në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, pas ndeshjes së parë të cilën e fituan të kaltrit e Premierligës 2:1 në kryeqytetin spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Por që prej atëherë, skuadra e Zinedine Zidane është përmirësuar dukshëm, duke e fituar La Ligën për herë të parë që prej vitit 2017, derisa skuadra e Pep Guardiolës është rrëzuar nga froni prej Liverpoolit në Premierligë.

Zidane nuk është rrëzuar asnjëherë nga asnjë skuadër në fazën e eliminimit direkt në garën më prestigjioze evropiane për klube si trajner i Madridit.

“Ne duam të fitojmë çdo ditë, ne jemi Real Madrid. Ne duam ta fitojmë çdo gjë që mundshme dhe të fitojmë më shumë vetëbesim në këtë mënyrë”, tha Varane.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj ekipi shumë të mirë. Real dhe City janë dy ekipe që u pëlqen ta mbajnë topin. Këto janë ndeshjet më të mira në Ligën e Kampionëve, të cilat vendosen nga detaje shumë të vogla”, shtoi ai. /Gazeta Express/