Detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Lezhë - Gazeta Express
string(51) "detaje-te-reja-nga-plagosja-me-arme-zjarri-ne-lezhe"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 9:15

Detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Lezhë

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 9:15

Dalin detaje të reja nga plagosja me armë zjarri ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se i plagosuri është Hilë Gjini, 43 vjeç, banues në fshatin Balldre në Lezhë.

Sipas banorëve, Gjini sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me një bashkëfshatar të tij, i cili e ka qëlluar me dy plumba në bark.

Lexo Edhe:

Gjatë gjithë kohës Hile Gjini ka qëndruar ne automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten deri në momentin kur ka mbërritur policia dhe autoambulanca.

Ndërkohë sipas informacioneve paraprake, dyshohet, se autori i i ngjarjes është Gj.Gj banor i fshatit Balldre.

Sipas policisë, Gjini është plagosur në këmbë, më pas është transportuar në spitalin Rajonal, Lezhë ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.

Po ashtu, shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

Informacion paraprak

Në fshatin Balldre , Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri  në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.