Detaje nga plagosja në Tiranë, autori kundërshtoi shembjen e banesës, qëlloi me armë dhe plagosi punonjësin e IMT-së - Gazeta Express
string(114) "detaje-nga-plagosja-ne-tirane-autori-kundershtoi-shembjen-e-baneses-qelloi-me-arme-dhe-plagosi-punonjesin-e-imt-se"

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2022 19:04

Detaje nga plagosja në Tiranë, autori kundërshtoi shembjen e banesës, qëlloi me armë dhe plagosi punonjësin e IMT-së

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2022 19:04

Shembja e një banese në kryeqytet ka terrorizuar një lagje të tërë pasditen e sotme. Pasi punonjës të IMT-së zbarkuan sot në lagjen Todi Shkurti për të zbatuar urdhrin për shembjen e një banese, kanë hasur në kundërshtinë dhe në rebelimin, deri në përdorimin e armës, nga një kryefamiljar.

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset punonjësi i IMT-së, sa kishte përfunduar zbatimin e vendimit

Lexo Edhe:

Qani Muça pasi është zënë verbalisht me punonjësit e IMT-së dhe policinë, është konfiktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësit Ilirjan Gavelli, duke e plagosur në bark.

Mësohet se si rrodhi e gjithë ngjarja e rëndë, që mund të kishte pasoja edhe më dramatike. Sipas Çelmetës, pasi autori u vu në dijeni nga vajza e tij e vogël e cila ishte në banesë e vetme, iu afrua vendngjarjes, ndërkohë që me vete kishte dhe një armë zjarri, pistoletë. Si fillim mes Muçës dhe punonjësve të IMT-së ka pasur përplasje verbale dhe fizike, dhe më pas ai ka hapur zjarr ndaj Gavellit, i cili ka firmosur edhe aktin për shembjen e banesës. Më pas mësohet se ai ka qëlluar disa herë në drejtim të mureve të banesës, ndërsa një prej plumbave ka përfunduar në një makinë.

Një tjetër detaj i rëndë që është mësuar nga Çelmeta është fakti se autori ka kërcënuar me armë edhe një rom që kishte te banesa që të merrte hekurat që kishin mbetur pas shkatërrimit. Në gjendje të rënduar, mësohet se ai ka qëlluar me armë drejt tij, por plumbi fatmirësisht nuk e ka prekur.

Ndërkohë ai është arrestuar fill pas ngjarjes së rëndë, e cila mund të kishte përmasa edhe më të mëdha. Punonjësi i IMT-së është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Aktualisht atij janë duke iu bërë ende ekzaminime, por deri tani është nën trajtim intensiv dhe fatmirësisht gjendjen shëndetësore e tij është stabël.

NJOFTIMI I POLICISE
Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar.

Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

52-vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Gazeta Express