Dështon transferimi te Chelsea, Xhaka qëndron në Sunderland - Gazeta Express
string(58) "deshton-transferimi-te-chelsea-xhaka-qendron-ne-sunderland"

Futboll

Gazeta Express

03/07/2026 18:35

Dështon transferimi te Chelsea, Xhaka qëndron në Sunderland

Futboll

Gazeta Express

03/07/2026 18:35

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për sezonin e ardhshëm, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Sunderlandit nuk e kanë ndryshuar asnjëherë qëndrimin e tyre për ta mbajtur Xhakën në skuadër. Pas bisedimeve mes palëve, futbollisti ka rikonfirmuar angazhimin e tij ndaj klubit dhe ka vendosur të vazhdojë projektin e nisur.

Fillimisht, Xhaka ishte i tërhequr nga mundësia për të punuar sërish me trajnerin Xabi Alonso, i cili ishte një nga arsyet që e bëri të shqyrtonte opsionin e largimit. Megjithatë, dëshira për të qenë lider i Sunderlandit dhe për ta udhëhequr klubin drejt garave evropiane rezultoi vendimtare në vendimin e tij.

Kështu, reprezentuesi zviceran me prejardhje shqiptare do të mbetet një nga figurat kyçe të Sunderlandit, me klubin që synon të vazhdojë ngritjen dhe të sigurojë pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane.

Advertisement
Advertisement
Advertisement