Dështon misioni për medalje, Godelli dëmtohet dhe tërhiqet nga gara - Gazeta Express
string(66) "deshton-misioni-per-medalje-godelli-demtohet-dhe-terhiqet-nga-gara"

Dështon misioni për medalje, Godelli dëmtohet dhe tërhiqet nga gara

Sport

Gazeta Express

07/04/2021 21:02

Aventura e Daniel Godellit në Kampionatin Europian nuk ka përfunduar aspak mirë, pasi shtangisti kuqezi ka pësuar një dëmtim që në provën e dytë të stilit të shkëputjes dhe është tërhequr nga gara për medalje.

Peshëngritësi shqiptar garonte në peshën 81 kilogramë dhe ishte pretendent për të marrë medaljen e artë, por pësoi dëmtim në provën e dytë për të ngritur 152 kilogram në shkëputje dhe më pas mjekët vlerësuan tërheqjen nga gara.

Lexo Edhe:

Ka garuar ditën e sotme edhe Erkand Qerimaj, që për shkak të një dëmtimi mori pjesë në baterinë B, ku ngriti 156 kilogramë në shkëputje dhe 180 kilogramë në shtytje, duke u renditur i treti në dygarësh. /SS/