Dështon meçi i vitit Fury – Usyk, tërhiqet ukrainasi - Gazeta Express
string(49) "deshton-meci-i-vitit-fury-usyk-terhiqet-ukrainasi"

Dështon meçi i vitit Fury – Usyk, tërhiqet ukrainasi

Boks

Gazeta Express

22/03/2023 13:17

Meçi i shumëpritur mes dy kampionëve të boksit profesionist Tyson Fury – Oleksandr Usyk nuk do të zhvillohet.

Bisedimet për meçin që do ta vendoste kampionin absolut të boksit ka dështuar pasi nuk është gjendur marrëveshja në mes të palëve.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka bërë të ditur promotori i Usyk, Alexander Krassyuk për “Sky Sports”, përcjell “Gazeta Express”.

Usyk tash do të mundohet t’i mbrojë titujt e kampionit botëror kundër sfiduesit Daniel Dubois.

Meçi mes Furyt dhe Usyk, ishte paraparë të zhvillohej në muajin prill dhe palët në parim kishin arritur marrëveshje që 70 për qind të të hyrave t’i shkonin boksierit britanik dhe 30 të tjera atij ukrainas.

Ky konsiderohej si njëri prej meçeve më të mëdha dhe më të rëndësishëm në histori të boksit.

Ata bashkërisht i kanë katër tituj të peshave të rënda. /Gazeta Express/