string(76) "deshtimi-i-19-te-per-konstituim-te-kuvendit-rohde-eshte-rekord-i-keq-boteror"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 22:00

Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 22:00

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli për dështimin e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai u shpreh se kjo nuk është për vendin dhe tha se mendon që është një rekord i keq botëror, përcjell Klankosova.tv.

“Përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit në një vend demokratik është një veprim shumë i rëndësishëm, ne donim të ishte ashtu. Fatkeqësisht, nuk funksionoi, tash është raundi i 19-të”.

“Kjo nuk është e mirë as për vendin e as për reputacionin e Kosovës jashtë vendit, sepse në duket mua që është rekord i keq botëror që për raund të 19-të mos zgjedhet kryetari”,  u shpreh Rohde.