Derbi Prishtina-Ballkani nis me debat të nxehtë sonte në “Favorit” - Gazeta Express
string(64) "derbi-prishtina-ballkani-nis-me-debat-te-nxehte-sonte-ne-favorit"

Derbi Prishtina-Ballkani nis me debat të nxehtë sonte në “Favorit”

Gazeta Express

28/02/2020 18:26

Derbi për kreun e IPKO Superligës së futbollit ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, i cili zhvillohet të shtunën prej orës 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, po vlerësohet si më i madh i këtij stinori për shkak të përballjes ndërmjet dy rivalëve të drejtpërdrejt për titull.

Ky derbi ka nis të “nxehet” disa ditë para fillimit të tij.

Lexo Edhe:

Ndërsa, kulmi arrit sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7 ku përfaqësuesit e të dyja ekipeve takohen përmes një debati para përballjes në fushën e blertë. “Favorit” transmetohet sonte prej orës 20:00 në T7, Gjirafa Video dhe në faqet zyrtare të Facebook-ut: “T7”, “Gazeta Express” dhe “Gazeta Express Sport”.

 Deklarime serioze, mospajtime e deri te provokimet që ngjallin debate do ta karakterizojnë përballjen në mes prishtinasve dhe therandasve në studion e emisionit “Favorit” te moderatorja Doruntina Baftiu.

A meriton apo nuk e meriton epitetin “derbi” përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit, i cili i ka vetëm tri pikë më shumë në vendin e parë? Kjo e ka ndezur debat dhe mospajtime mes përfaqësueseve të dy klubeve në “Favorit”.

Prishtinasit lëshojnë deklarata që i konsiderojnë fakte, prej të cilave portokallinjtë nga Suhareka ndihen të provokuar apo edhe të nënçmuar.

Drejtori i Prishtinës, Granit Begolli dhe ndihmëstrajneri Debatik Curri i kundërpërgjigjen trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi, i cili ka deklaruar se ekipi i tij synon ta dominojë dhe ta mposhtë Prishtinën me një posedim të topit prej 70% me 30% në favor të ekipit të tij.

Njëherësh, ata do ta zbulojnë gjendjen dhe atmosferën në ekipin e tyre para klasikes me Ballkanin. Begolli do të zbulojë detaje interesante rreth organizimit të ndeshjes si nikoqire që është Prishtina dhe do të flas për premitë që klubi do t’i ofrojë për lojtarët e vet në rast fitoreje.

Ai do të pyetet nëse Prishtina është penduar që i ka liruar disa lojtarë me të cilët Ballkani tani po bënë mrekullinë në Superligë!

Futbollisti i njohur i Ballkanit, Arbër Prekazi do të flas për premitë e ofruara nga donatori “Cima Construction”. Po ashtu, Prekazi do të pyetet nëse do t’ia dal si një qendërmbrojtës ta ndal sulmuesin në superformë që e përforcoi së fundmi Prishtinën, Otto John! 

Ndihmësi i Ismet Munishit, Agim Maliqi, do ta zbulojë gjendjen dhe atmosferën në skuadrën e Ballkanit para përballjes me Prishtinën, derisa “ndez” debat me ndihmësin e Armend Dallkut, Debatik Currin!

Maliqi do të pyetet nëse Ballkani seriozisht synon ta dominojë dhe ta mposhtë Prishtinën, siç ka deklaruar Munishi.

Sa tifozë nga Suhareka do të vërshojnë drejt kryeqytetit dhe si janë mobilizuar prishtinasit dhe “Plisat” [për këtë super-përballje që do të zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve.

Nuk do të mungojnë as kronikat nga ndeshjet tjera të IPKO Superligës dhe ligave më të forta evropiane të futbollit. /GazetaExpress/