Derbi Juventus – Inter mund edhe të anulohet shkaku i koronavirusit - Gazeta Express
string(65) "derbi-juventus-inter-mund-edhe-te-anulohet-shkaku-i-koronavirusit"

Derbi Juventus – Inter mund edhe të anulohet shkaku i koronavirusit

Gazeta Express

29/02/2020 12:29

Kur kanë mbetur vetëm edhe pak më shumë se 24 orë deri në fillimin e ndeshjes, ideja për ta shtyrë duelin Juventus – Inter është duke u diskutuar ende nga qeveria italiane dhe autoritetet e futbollit në mënyrë që të mos duhet të luhet ndeshja pa tifozë, shkaku i koronavirusit.

Aktualisht, ndeshja pritet të zhvillohet të dielën në orën 20:45, pa tifozë dhe pa gazetarë ekstra të pranishëm në tribunat e stadiumit. Megjithatë, fillimi i kësaj ndeshjeje ende s’është i sigurt, pasi që një tjetër takim krize po zhvillohet sot për t’i diskutuar të gjitha opsionet, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përderisa gjithsej pesë ndeshje të Serisë A këtë fundjavë është vendosur të luhen pa tifozë, rasti i përballjes mes Interit dhe Juventusit është më i veçantë pasi që kjo cilësohet si njëra ndër ndeshjet më të mëdha të sezonit.

Zhvillimi i ndeshjes prapa dyerve të mbyllura bën që klubi të humbë shumë të mëdha parash që do të përfitoheshin nga shitja e biletave dhe gjësendeve të tjera për tifozët. Megjithatë, Juventusi nuk është i detyruar dhe nuk duket se e ka në plan t’ua kthejë paratë e biletave tifozëve.

Për më tepër, autoritetet e futbollit besojnë se imazhi i Serisë A do të dëmtohej nëse Derby d’Italia do të zhvillohej në heshtje të plotë.

Shtyrja e ndeshjes mund të ketë pasoja edhe më të mëdha, pasi që Interi e ka edhe një ndeshje tjetër, atë me Sampdorian, që do të duhet ta luajë në të ardhmen pasi që javën e kaluar iu anulua.

Agjenda e ndeshjeve veçse është mjaft e ngarkuar shkaku i gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë, ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, për të mos e përmendur Kampionatin Evropian 2020 gjatë verës. Të gjitha këto gara e bëjnë të vështirë të gjendet kohë për t’u zhvilluar ky derbi në një datë tjetër.

Ndeshja mes Udineses dhe Fiorentinës është planifikuar të zhvillohet pa tifozë sot në orën 17:00, megjithatë edhe për këtë ka pasiguri, pasi që kryetari i atij regjioni, Massimiliano Fedriga, ka kërkuar që ndeshja të shtyhet.

Pa tifozë të pranishëm në stadiume janë planifikuar të zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera: Milan-Genoa, Parma-SPAL dhe Sassuolo-Brescia.

Përhapja e koronavirusit ka shkaktuar huti në Itali, pasi që tifozët e Juventusit tani s’po lejohen ta përcjellin në stadiumin e vet një ndeshje, përkundër që atyre iu lejua të udhëtojnë për ta ndjekur ndeshjen e së mërkurës kundër Lyonit në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/