Sot do të zhvillohen dy ndeshje të tjera të xhiros së 13-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan Gazeta Express.
Fokusi i të gjithëve do të jetë tek derbi lokal në mes të Bashkimit dhe Ponte Prizrenit.
Të dyja skuadrat janë në formë shumë të mirë.
Bashkimi i ka gjashtë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Ponte Prizreni nëntë fitore dhe tri humbje.
Andaj, kjo pritet të jetë një ndeshje e paparashikueshme dhe me plot emocione.
Ndërkohë, dueli tjetër i sotëm është ai në mes të Trepçës me Rahovecin.
Mitrovicasit i kanë bërë disa ndryshime në skuadër dhe synojnë rezultat pozitiv, derisa “Vreshtarët” kanë synime të mëdha në këtë edicion.
“Xehetarët” i kanë dy fitore dhe dhjetë humbje, kurse rahovecasit nëntë fitore dhe tri humbje.
Të dyja ndeshjet do të fillojnë në orën 15:00. /Gazeta Express/