Derbi i Prizrenit i takon Bashkimit - Gazeta Express
string(35) "derbi-i-prizrenit-i-takon-bashkimit"

Derbi i Prizrenit i takon Bashkimit

Sport

Gazeta Express

05/03/2023 19:22

Në një sfidë shumë interesante, Bashkimi ka mundur Ponte Prizrenin me shifrat 73:77 (21:16, 18:17, 20:20, 14:24). Takimi që u zhvillua në Rahovec ishte në kuadër të javës së 24-t të Prince Caffe Superligës.

Ndeshjen më mirë e nisi Ponte Prizreni që kishte deri në shtatë pikë epërsi, ndërsa çerekun e parë e fituan 21:16. Periudha e dytë ishte më e barabartë, me Bashkimin që afrohej në rezultat dhe Ponte Prizrenin që shkëputej, ndërsa pjesa e parë përfundon 39:33.

Lexo Edhe:

Prizreni epërsinë më të lartë e kishte 12 pikë, 57:45, por basketbollistët e Bashkimit sërish u rikthyen, ku rezultati pas 30 minutash ishte 59:53. Pesë minuta nga fundi, Ponte Prizreni po fitonte 71:61, megjithatë, asgjë nuk kishte përfunduar. Portokallezinjtë me një seri të jashtëzakonshme përmbysin rezultatin dhe triumfojnë 73:77.

Më i miri i Ponte Prizrenit ishte Urim Zenelaj me dhjetë pikë e dhjetë kërcime, kurse i Bashkimit ishte Daniel Lekndreaj me 21 pikë, 14 kërcime e pesë asistime.

Ponte Prizreni numëron shtatë fitore e 17 humbje, ndërsa Bashkimi ka 11 fitore e 13 humbje. /Gazeta Express/