Deputetja e VV’së porosi LDK’së: Mos u barrikadoni për Presidentin, ndoshta arrijmë sot koalicionin - Gazeta Express
string(94) "deputetja-e-vvse-porosi-ldkse-mos-u-barrikadoni-me-presidentin-ndoshta-arrijme-sot-koalicionin"

Deputetja e VV’së porosi LDK’së: Mos u barrikadoni për Presidentin, ndoshta arrijmë sot koalicionin

Gazeta Express

14/12/2019 13:08

Albulena Haxhiu ka thënë se i vetmi problem për lidhjen e koalicionit VV-LDK është pozita e Presidentit. Ka thënë se Partia e Isa Mustafës duhet të largohet nga barrikadimi për të marrë pozitën e Shefit të Shtetit. Ajo ka paralajmëruar mundësinë e një marrëveshjeje për Qeverinë e re nëse LDK s’e kushtëzon koalicionin pozitën e kreut të Shtetit.

Anëtarja e kryesisë, Albulena Haxhiu është deklaruar para mediave pas takimit të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Lexo Edhe:

 “Natyrisht ishte mbledhje e rregullt e VV’së në të cilën kryetari Kurti na njoftoi për ecurinë e takimeve me LDK’në.Sot kemi takimin në orën 16:00 me LDK’në në Kuvend dhe do të bëjmë përpjekje siç kemi thënë për të arritur koalicionin. Por padyshim nuk mund të themi me siguri të plotë që kjo do të ndodhë. Sepse në anën tjetër ka barikadime. Dhe për sa kohë ka barikadime të dilla për qëndrime, nuk mund të kemi koalicion qeverisës”, ka thënë Haxhiu, raporton Express.

Ajo ka bërë thirrje që të hiqet dorë nga barrikadimet.

“Megjithatë do të vazhdojmë përpjekjet, por nuk do të ketë garancë. Bëjmë thirrje të hiqet dorë nga barikadimet”.

Haxhiu ka thënë se kërkesa e LDK-së për Presidentin është e padrejtë.

“Kërkesa për Presidentin nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës është e padrejtë” , ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se takimi i djeshëm ka qenë i frytshëm dhe ne po bëjmë përpjekje maksimale që të arrijmë një marrëveshje.