Deputeti italian: Do ta rishikojmë vendimin për njohjen e Kosovës - Gazeta Express
string(64) "deputeti-italian-do-te-rishikojme-vendimin-per-njohjen-e-kosoves"

Gazeta Express

10/12/2019 8:58

Deputeti italian: Do ta rishikojmë vendimin për njohjen e Kosovës

Gazeta Express

10/12/2019 8:58

Liga (Lega Nord) e udhëhequr nga Matteo Salvini do të rikthehet në pushtet në Itali, dhe kur kjo të ndodhë, do të rishqyrtojë vendimin për njohjen e shtetit “të rremë të Kosovës”.

Kështu ka thënë një zyrtar i kësaj partie italiane njëherësh deputet Vito Comencini.

Lexo Edhe:

“Është e sigurt që Kosova është një problem i madh, madje për tërë Evropën. Ekziston trafiku i drogës, trafikimi i organeve, terroristët islamikë, të kthyerit. Pozicioni ynë është të mbështesim Serbinë në çdo mënyrë të mundshme. Dhe, po, vendimi i njohjes. Ne patjetër do të rishikojmë Kosovën”, tha ai për Telegrafin serb, transmeton Klan Kosova.