Deputeti i VV’së: Ka pasur komunikime për president, por jo pazare - Gazeta Express
string(63) "deputeti-i-vvse-ka-pasur-komunikime-per-president-por-jo-pazare"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 6:56

Deputeti i VV’së: Ka pasur komunikime për president, por jo pazare

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 6:56

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, ka deklaruar se ka pasur komunikime për çështjen e presidentit, por jo pazare për këtë pozitë.

Ai tha se komunikimi po vazhdon.

“Komunikimi është edhe sot, por jo pazare. Vazhdimisht ka komunikim dhe pazari është një dallim i madh, dy kahje shumë të kundërta”, tha Kërçeli.

Sipas tij, vendi nuk ka nevojë për zgjedhje.

“Vendit nuk i duhen dhe nuk i nevojiten zgjedhje të reja sepse nuk kanë kaluar as katër muaj prej kur ka përfunduar procesi zgjedhor i 28 dhjetorit 2025 dhe mendoj se qytetarët kanë votuar për katër vitet e ardhshme dhe mendoj se për vendin është shumë herët, besa edhe pak e dëmshme, që të shkohet tani menjëherë në zgjedhje të reja”, tha Kërçeli./BetimipërDrejtësi

Advertisement
Advertisement
Advertisement