Deputeti i Vetëvendosjes: Këtë javë nënshkruhet koalicioni me LDK-në - Gazeta Express
string(67) "deputeti-i-vetevendosjes-kete-jave-nenshkruhet-koalicioni-me-ldk-ne"

Deputeti i Vetëvendosjes: Këtë javë nënshkruhet koalicioni me LDK-në

Gazeta Express

09/12/2019 16:13

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, pas regjistrimit në Kuvend të Kosovës ka folur edhe për marrëveshjen VV – LDK, shkruan Gazeta Express.

Para gazetarëve, Murati ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të bëhet nënshkrimi i koalicionit në mes të dy partive.

Lexo Edhe:

“Gjatë kësaj jave pritet nënshkrimi i koalicionit”, tha shkurtimisht Murati, raporton T7.

Kujtojmë që sot është bërë një javë prej takimit në nivel të liderëve në mes të LDK-së e Lëvizjes Vetëvendosje.

Edhe pse të hënën që lamë pas ishte thënë se do të nënshkruhej marrëveshja në mes të dy partive, hesapet ndryshuan kur në tavolinë të diskutimit u vendos pozita e presidentit që do të pasojë Hashim Thaçin.

Nga partitë nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojnë diskutimet, veçse është thënë se do të bashkëpunojnë për të finalizuar marrëveshjen. /GazetaExpress/