Deputeti i LDK-së: Votuam për zhbllokimin e institucioneve, s’kemi vota për Qeverinë Kurti - Gazeta Express
string(87) "deputeti-i-ldk-se-votuam-per-zhbllokimin-e-institucioneve-skemi-vota-per-qeverine-kurti"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 17:56

Deputeti i LDK-së: Votuam për zhbllokimin e institucioneve, s’kemi vota për Qeverinë Kurti

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 17:56

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka treguar se sot partia e tij ka votuar për Nenad Rashiqin me qëllim të zhbllokimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se megjithatë s’kanë vota për të votuar një Qeveri të re që do të drejtohej nga lideri i LVV-së, Albin Kurti.

“Kemi pasur oferta nga LVV, por i kemi refuzuar. Kemi dallime shumë të mëdha”, ka deklaruar Guri.