Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, tha për rtv21 se do ta respektojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Por, thotë se Gjykata duhet t’ia marrë të drejtën e propozimit për kryeparlamentar partisë së parë (LVV).
Sipas tij, edhe nëse Gjykata do të kërkojë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK është e gatshme për një gjë të tillë.
“LDK-ja respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kujtoj se në këtë moment që jemi vendimet e Gjykatës Kushtetuese do të jenë në respektim të rendit të ditës, pra votimit të hapur. Në këtë kontekst unë mendoj se do të jetë edhe vendimi i Gjykatës. LDK-ja është e gatshme të shkojë edhe në një proces të ri zgjedhor nëse kërkohet”, tha Xhaferi
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...