Deputeti Haradinaj tymos duhan në ambiente të Kuvendit - Gazeta Express
string(57) "deputeti-haradinaj-tymos-duhan-ne-ambiente-te-kuvendit-ge"

Deputeti Haradinaj tymos duhan në ambiente të Kuvendit

Gazeta Express

25/03/2020 21:17

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, është parë duke tymosur duhan në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Në momentin kur mori fjalën deputeti Bekë Berisha, po ashtu nga AAK’ja, kamera kapi në fokus edhe Haradinajn i cili shihej me cigare ne prapavije.

Lexo Edhe:

Ligji kundër pirjes së duhanit ishte votuar në Kuvendin e Kosovës para disa viteve. I njëjti ligj nuk lejon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.

Ndryshe, Kuvendi po mban seancë plenare në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin. Në rend të ditës është vetëm një pikë, ajo e votimit të mocionit të mosbesimit. Seanca filloi në prën 11:00 dhe ende po vazhdon. /Express/