Deputeti Behrami nis procedurat për ta ftuar Trëndafilovën në raportim në Komision të Kuvendit - Gazeta Express
string(69) "deputetibehrami-nis-procedurat-per-ta-ftuar-trendafiloven-ne-raportim"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 19:51

Deputeti Behrami nis procedurat për ta ftuar Trëndafilovën në raportim në Komision të Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 19:51

Kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trandafilova pritet t’i bëhet një ftesë zyrtare për të raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione të Kuvendit të Kosovës, raporton KosovaPress.

Kjo është një iniciativë e parë e një deputeti të Kuvendit të Kosovës për të raportuar Trandafilova në një nga komisionet e Kuvendit të Kosovës. 

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione nesër (të hënën) do të shqyrtojë për votim propozimin e deputetit të PDK-së, Artan Behrami për dërgimin e një ftese zyrtare për raportim kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trandafilova.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se mbledhja e këtij komisioni, ku do të trajtohet kjo pikë e rendit të ditës si dhe çështje të tjera, do të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 10:00, ani se ishte paraparë të nis në orën 08:30.

Trandafilova më 29 nëntor 2023 kishte pasur një bashkëbisedim me shoqërinë civile dhe media në Kosovë, e cila u përcoll me protesta jashtë hotelit ku zhvillohej bashkëbisedimi. Protesta ishte organizuar nga PSD-ja e mbështetur nga OVL-UÇK, protestë e cila pati eskaluar.

Ndërkohë një konferencë për media e paralajmëruar gjatë vitit të kaluar i pati dështuar Trandafilovas për shkak të protestës së veteranëve pran hotelit ku pritej të mbahej konferenca. /Kosovapress

Advertisement
Advertisement
Advertisement