Deputetët të painteresuar, vetëm 45 prej tyre rrinë në sallë kur flitet për Arsimin - Gazeta Express
string(83) "deputetet-te-pa-interesuar-vetem-45-prej-tyre-rrine-ne-salle-kur-flitet-per-arsimin"

Deputetët të painteresuar, vetëm 45 prej tyre rrinë në sallë kur flitet për Arsimin

Gazeta Express

18/09/2020 12:49

Një orë me vonesë ka filluar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Pasi që në mungesë të kuorumit dështoi votimi për rezolutën e LVV-së për dialogun, me rend të ditës është vazhduar me interpelancën e LVV-së për ministrin e Arsimit, Ramë Likaj.

Lexo Edhe:

Megjithatë, edhe në këtë interpelancë nuk ka pasur interesim të deputetëve, të cilët në sallë kanë qenë të paktë në numër.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar që të mos ketë vonesa si ajo e sotmja për të nisur seanca.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se një gjë e tillë po ndodhë pasi që janë pak deputetë në seancë.

Nagavci tha se në sallë momentalisht ndodhen vetëm 45 deputetë. /GazetaExpress/