Vetëvendosja e fton në interpelancë ministrin e Arsimit, kërkon sqarime për fillimin e vitit të ri shkollor - Gazeta Express
string(108) "vetevendosje-e-fton-ne-interpelance-ministrin-e-arsimit-kerkojne-sqarime-per-fillimin-e-vitit-te-ri-shkollor"

Vetëvendosja e fton në interpelancë ministrin e Arsimit, kërkon sqarime për fillimin e vitit të ri shkollor

Gazeta Express

18/09/2020 11:25

Lëvizja Vetëvendosje e ka ftuar sot në interpelancë ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, raporton Gazeta Express.

LVV-ja ka kërkuar nga Likaj të japë sqarime lidhur me planin për fillimin e vitit të ri shkollor, si dhe kushtet të cilat janë krijuar për nxënësit.

Lexo Edhe:

“Ka klasa ku janë dy nxënës në një bankë, një përparësi është angazhimi i stafit të shkollave dhe bashkëpunimi me prindërit që kanë pasur një vullnet të shtuar për fillimin e vitit shkollor”, ka thënë Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit, e cila ka deklaruar se ka disa mësues me probleme shëndetësore që janë detyruar të kthehen në punë.

“Mësues më probleme kronike e probleme tjera janë të obliguar të dalin në shkollë duke rrezikuar edhe veten e tyre dhe të tjerët.

Jemi para fillimit në vitin e ri për studentët, edhe në këtë drejtim, ministria nuk ka plan të qartë se si do të bëhet fillimi i vitit të ri, provimi pranues, çka do të ndodhë këtë vit me fillimin e vitit të ri akademik?”, ka thënë Nagavci.

Vetëvendosja ka kërkuar nga deputetët që të votojnë një mocion përmbajtjesor. /GazetaExpress/