Deputetët miratuan marrëveshjet ndërkombëtare, Osmani përfshihet: Kur veprojmë bashkë, Kosova fiton - Gazeta Express
string(96) "deputetet-miratuan-marreveshjet-nderkombetare-osmani-perfshihet-kur-veprojme-bashke-kosova-fiton"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 19:17

Deputetët miratuan marrëveshjet ndërkombëtare, Osmani përfshihet: Kur veprojmë bashkë, Kosova fiton

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 19:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, duke i përgëzuar deputetët e kuvendit.

Ajo ka thënë edhe se, këto marrëveshje do të sjellin më shumë mundësi për të rinjtë, si dhe, më shumë mbështetje për familjet e më shumë investime për bizneset, përcjell Gazeta Express.

‘’Janë investime që do të ndihen drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve tanë’’, ka shkruar ajo mes tjerash.

Postimi:

Përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat hapin rrugë për rreth 1.1 miliardë euro investime dhe grante për vendin tonë.

Këto marrëveshje sjellin më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë mbështetje për familjet, më shumë investime për bizneset, si dhe më shumë cilësi në shëndetësi, arsim, sundim të ligjit e më shumë zhvillim. Janë investime që do të ndihen drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve tanë.

Kur veprojmë bashkë, Kosova gjithmonë fiton. Dhe sot, Kosova fitoi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement