"Deputetët e PS do t’i përzgjedhë ‘Niçja’, ku e di Rama se çfarë është vota" - Gazeta Express

Gazeta Express

21/10/2020 18:35

“Deputetët e PS do t’i përzgjedhë ‘Niçja’, ku e di Rama se çfarë është vota”

Gazeta Express

21/10/2020 18:35

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka ironizuar deklaratat e akuzat e bëra nga Rama sot në oborrin e inceneratorit të Elbasanit, duke thënë se kandidatët për deputetë të PS-së, dihet që nuk do t’i përzgjedhë kryeministri, por i famshmi ‘Niçe’ i Shijakut.

“Edi Rama vetë nuk e di çfarë do të thotë votë, as nga anëtarësia e partisë, as nga qytetarët, sepse karriera e tij është e bazuar tek krimi, jo tek vota. Zgjedhja për qytetarët është e thjeshtë. Ata do të votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu.”-shkruan Bardhi.

STATUSI I PLOTË:

E pashë Edi Ramën shumë të shqetësuar sot nga procesi më demokratik i këtyre 30 vjetëve të ndodhur në ndonjë parti në Shqipëri, përzgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia e PD. Edi Rama është i shqetësuar, sepse e di që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.

Edi Rama vetë nuk e di çfarë do të thotë votë, as nga anëtarësia e partisë, as nga qytetarët, sepse karriera e tij është e bazuar tek krimi, jo tek vota. Edi Rama u refuzua nga socialistët, të cilët ia rrëzuan platformën për kryetar më 8 Tetor 2005, por ai u emërua Kryetar i Partisë Socialiste përmes një procesi korruptiv. “Një pallat, një votë” ishte modeli me të cilin Edi Rama kapi PS dhe prej atëherë nuk lejon të votohet me në PS.

Zgjedhja për qytetarët është e thjeshtë. Ata do të votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu.

Më poshtë për kujtesë deklaratat e partnerëve ndërkombëtar që na kanë asistuar në këtë proces demokratik, ku i sugjerohet Edi Ramës që ta marr si shëmbull:

THIBAULT MUZERGUES

Drejtori i Programit për Europën pranë Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Dje, @lulzimbasha_al&@pdshqiperi ndërmorën një hap të guximshëm në përzgjedhjen e kandidatëve të partisë në mënyrë transparente nga anëtarësia e saj. Duke paraqitur një sërë rregullash të qarta për procesin e primareve, PD po tregon lidership në përzgjedhjen e kandidatëve si dhe një model për Shqipërinë dhe tërë rajonin”.

ALEX SHELBROOKE

Deputeti i Partisë Konservatore në Parlamentin Britanik

“Puna që bëmë së bashku [email protected]ËFD_Democracy, ndërsa isha Përfaqësues Ndërkombëtar i @Conservatives, ndihmoi Partinë Demokratike të Shqipërisë të modernizojë proceset e tyre të brendshme, përfshirë zgjedhjen e kandidatëve”.

FONDACIONI BRITANIK “ËESTMINISTER FOUNDATION FOR DEMOCRACY”

“Partia Demokratike e Shqipërisë njoftoi dje se po krijojnë një Komision të ri për Përzgjedhjen e Kandidatëve të frymëzuar nga modeli i Partisë Konservatore. Themelimi i këtij organi të ri në strukturën e tyre partiake është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që zgjedhja e kandidatëve të jetë transparente, konkurrues dhe meritokratik. Jemi krenarë që kemi frymëzuar dhe mbështetur këtë iniciativë. Ky zhvillim është jetik për demokracinë në Shqipëri. Është nisma e parë e këtij lloji dhe hap rrugën për partitë e tjera në rajon që të ndjekin këtë model”.