Denver Nuggets ka arritur fitore në finalen e parë të këtij edicioni në NBA.
Nuggets triumfuan 104:93 ndaj Miami Heat në ndeshjen e cila u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Qysh nga çereku i parë, Denveri kishte avantazhin, duke fituar të tre periodat e para.
Krejt çfarë bënë Miami, ishte fitorja në çerekun e tretë, por që ishte e pamjaftueshme për ta arritur fitoren.
Kujtojmë se kampioni i këtij edicioni në NBA shpallet ekipi që arrin katër fitore. /Gazeta Express/