Denveri e fitoi përballjen e parë me Lakersat - Gazeta Express
string(45) "denveri-e-fitoi-perballjen-e-pare-me-lakersat"

Basketboll

Gazeta Express

17/05/2023 12:56

Denveri e fitoi përballjen e parë me Lakersat

Basketboll

Gazeta Express

17/05/2023 12:56

Denveri e ka fituar përballjen e parë finale të Konferencës ndaj Lakers.

Nuggets triumfuan në një ndeshje me shumë pikë të realizuara, me rezultatin final 132:126 (37:25, 35:29, 34:38 e 26:34)

Kështu, Denveri e nisi me këmbë të mbarë “finalen e vogël” dhe rrugëtimin e tij drejt finales së madhe të NBA-së, shkruan “Gazeta Express”.

Nikola Jokic i realizoi 34 pikë e Jamal Murray 31 tek skuadra fituese, në duelin e zhvilluar në “Ball Arena”.

Nga ana tjetër, 40 pikët e Anthony Davis ishin të pamjaftueshme për ekipin nga Los Angelesi, derisa LeBron James i shënoi 26 pikë e Austin Reaves 23 sosh.

Ekipi që i shënon katër fitore do ta sigurojë finalen e madhe. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement